LAJMI I FUNDIT:

Kishte pritur me vite që t’i hakmerrej Materazzit, vjen reagimi i ish-mbrojtësit të Interit pas rrëfimit të Ibrahimovic

Kishte pritur me vite që t’i hakmerrej Materazzit, vjen reagimi i ish-mbrojtësit të Interit pas rrëfimit të Ibrahimovic
(Foto: Screenshot/Serie A)

Marco Materazzi i është kundërpërgjigjur Zlatan Ibrahimovicit lidhur me deklaratat e tij për përplasje me ish-mbrojtësin e Interit.

Sulmuesi i Milanit ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport duke paralajmëruar librin e tij “Adrenaline”.


Ai i është referuar përplasjeve me ish-futbollistin italian, të cilin e ka pasur edhe bashkëlojtar te Interi.

Gjatë kohës sa Ibra ishte lojtar i Juves, Materazzi kishte bërë një ndërhyrje të rëndë, ndërsa disa vite më pas, ai iu hakmor duke e goditur me bërryl, ndërkohë që ishte futbollist i Milanit.

“Materazzi ndërhynte nga prapa me qëllimin për të të lënduar, ndërsa ne lojtarët menjëherë e kuptojmë kur dikush ndërhyn fort sikur Giorgio Chiellini, sikur Jaap Stam apo Paolo Maldini”.

“Kisha punë të pakryer me Materazzin me vite. Ia ktheva në një derbi. Ai po fluturonte me këmbët e ngritura, unë kërceva për ta shmangur dhe proces e godita me bërryl në kokë”, ka thënë 40-vjeçari.

Duket se Materazzi e ka lexuar intervistën, sepse pasditen e sotme (e mërkurë) e ka bërë një postim me imazhet e Kupës së Botës dhe trofeun e Ligës së Kampionëve, dy turnetë që Ibrahimovic nuk i ka fituar kurrë.

“Postim… Pa fjalë”, shkruan në postimin e Matrix.

Kujtojmë që Interi e fitoi tripletën në vitin 2010, një vit pasi Zlatan u largua nga klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori