LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën fillon Kampionati Botëror i hendbollisteve

Të mërkurën fillon Kampionati Botëror i hendbollisteve
(Foto: kosovahandball.info)

Kampionati i 25-të Botëror në hendboll për femra fillon të mërkurën në Spanjë. Botërori mbahet deri më 19 dhjetor, ndërsa është i pari me 32 përfaqësuese pjesëmarrëse. Holanda e mbron titullin që e kishte fituar në vitin 2019.

Në grupin A janë Franca, Mali i Zi, Angola e Sllovenia. Në grupin B bëjnë pjesë Federata e Hendbollit e Rusisë, Serbia, Kameruni e Polonia, ndërsa në grupin C janë Norvegjia, Rumania, Kazakistani e Irani.
Holanda, Suedia, Porto Riko dhe Uzbekistani janë në grupin D, ndërsa Gjermania, Hungaria, Çekia e Sllovakia do të garojnë në grupin E.


Grupi F përbëhet nga Danimarka, Koreja e Jugut, Tunizia dhe Kongo. Në grupin G janë Kroacia, Japonia, Brazili e Paraguai, derisa Austria, Argjentina e Kina janë rivalë të Spanjës në grupin H.

Ndeshja mes Spanjës dhe Argjentinës, që luhet të mërkurën nga ora 20:30 e hap Botërorin.

Të kujtojmë që në kualifikime për Botëror ishte paraqitur edhe Kosova. Madje vajzat tona kishin paraqitje shumë të mirë ndaj Austrisë, që është kualifikuar në Botëror.

Më 19 mars të këtij viti në Austri, ekipi vendas fitoi 26-20, ndonëse pas pjesës së parë skuadra jonë ishte në epërsi, 12-11. Vajzat tona kishin zhvilluar lojë të fortë edhe me Italinë, por megjithatë ishin mposhtur 24-22. Në fazën e dytë kualifikuese, Austria e kishte kaluar Poloninë dhe kështu bëri vend në Botërorin që nesër fillon në Spanjë.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori