Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka takuar presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa theksoi se Kanadaja do të vazhdojë të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Në njoftimin e Qeverisë së Kanadasë thuhet se Trudeau dhe presidentja e Kosovës, Sadriu kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet aktuale globale.
Kryeministri Trudeau falënderoi presidenten Osmani-Sadriu për pjesëmarrjen e saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax si dhe për ndarjen e Medaljes Ushtarake Presidenciale për Forcat e Armatosura Kanadeze për me shërbimin e tyre më shumë se dy dekada në Kosovë, raporton Telegrafi.
“Kryeministri rikonfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Kanadasë për Kosovën dhe mbështetjen për integrimin e saj të plotë euroatlantik.
Ai tregoi se Kanadaja vazhdon të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç transmeton Telegrafi, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar Kanadanë për qëndrimin e saj dhe ka shprehur shpresën për të ardhmen e Kosovës.
“Të dy liderët diskutuan prioritetet e tyre të përbashkëta, duke përfshirë fuqizimin e grave, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, si dhe respektin për diversitetin, sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, presidentja Osmani-Sadriu ka diskutuar edhe për reformat e brendshme në Kosovë, duke theksuar iniciativat kundër korrupsionit dhe rritjen ekonomike si prioritetet e saj kryesore.
Kryeministri dhe presidentja ka folur edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor që aktualisht është i kërcënuar dhe shkëmbyen mendime për zgjidhjen e tensioneve përmes dialogut dhe bashkëpunimit strategjik.
Të dy krerët ranë dakord të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit reciprok ekonomi.
Për takimin Trudeau me presidenten Osmani kanë njoftuar edhe nga Presidenca e Kosovës.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se Osmani mori mbështetjen e kryeministrin kanadez për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e njohjeve, duke theksuar se synimi i Kosovës është integrimi në strukturat euro-atlantike.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithpërfshirëse, të cilat synojnë forcimin e rendit dhe ligjit, por edhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.
Duke folur për gjendjen aktuale në rajon, presidentja Osmani ka theksuar se diskursi nxitës nga Serbia i mbështetur edhe nga shtrirja e ndikimit rus në rajon, paraqesin rrezik potencial për destabilizim të rajonit dhe janë në kundërshtim me vlerat euroatlantike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'