Qeveria e Maqedonisë së Veriut nesër vendos për masat e reja kundër coronavirusit
Mbledhja e shtabit të krizave përfundoi pa konkluzione mbi masat e propozuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Masat e propozuara do të shqyrtohen nesër në seancën e rregullt të Qeverisë ku dhe do të dihet nëse do të miratohen të njëjtat.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para takimit me përfaqësuesit e Sindikatave mbrojti masat e propozuara duke u apeluar qytetarëve që të vaksinohen, pasi sipas tij periudha në vijim do të jetë e vështirë.
“Shohim shembuj nga vendet përreth se në spitale shtrohen personat e pa vaksinuar që do të thotë se tash është momenti i duhur qytetarët të kuptojnë sa është me rëndësi kjo, të gjithë të japin kontribut që në një kohë më të shkurtër të vaksinohen sa më shumë njerëz që t’i shmangemi mbingarkimit të spitaleve”- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Dilemave të Sindikatave për Shëndetësi dhe Farmaci lidhur me vaksinimin e detyruar, Filipçe iu përgjigj se ata duhet të jenë shembull për të gjithë qytetarët
“Vlerësoj se të punësuarit në shëndetësi duhet të jenë shembull, kur të gjithë shkojmë dhe kërkojmë shërbime shëndetësore, ata njerëz duhet të jenë shembull se si ruhet shëndeti. I shqyrtuam aspektet ligjore, kushtetutën, ligjin për marrëdhënie pune çdo kund ka nene ku shëndeti vendoset si prioritet, çfarëdo që mund të bëjmë për të ruajtur shëndetin tonë dhe njerëzve rreth nesh”- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Për momentin në fuqi janë disa masa, përfshirë dhe posedimin e certifikatës së vaksinimit me të dy dozat, gjatë hyrjeve në objektet ë mbyllura. Inspektorati i tregut njoftoi se nga muaji gusht, janë kryer mbi një mijë kontrolle ndërkaq janë mbyllur 20 objekte gastronomike.
“Mbyllja bazohet në atë se një pjesë e mysafirëve nuk kanë poseduar certifikatë apo është konstatuar se nuk i respektojnë protokollet në bazë të pjesëmarrjes më të madhe të personave se sa është e lejuar si dhe për mos respektimin e protokolle për mbajtjen e distancës”- pohoi Aneta Simevska Dimoska, Inspektorati i Tregut.
Propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse parasheh që të gjithë punësuarit në administratën shtetërore si dhe në nivel lokal, për tu paraqitur në vendin e tyre të punës duhet të posedojnë certifikatë vaksinimi, apo të tregojnë test negativ PCR për të paktën 72 orët e fundit. Pa vaksinë mund të hyjnë vetëm personat të cilët do të kenë dokument nga mjeku specialist se vaksinimi për ta nuk rekomandohet./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'