Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, që nga dita e djeshme është hapur qendra për mundësimin e vaksinimit për bashkatdhetarë, por që interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është mjaftë i ulët. Sa i përket qytetarëve këtë vaksinim ata e quajnë të detyrueshëm.
Specialistja e mjekësisë familjare, Zyrafete Hoti-Hashani, thotë se interesimi për vaksinim është i ulët. Sipas saj, nga dje vetëm dy persona janë vaksinuar në aeroport.
“Sa i përket interesimit është mjaftë i ulët, kjo shihet jo vetëm në Aeroportin e Prishtinës por edhe në gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë. Sa dëgjova dje vetëm 100 doza janë aplikuar, dje kemi pas dy raste në Aeroportin e Prishtinës që janë vaksinuar, derisa sot deri në këtë moment nuk ka pas asnjë. Për shkak që edhe ka pas problem fluturimi për shkak mjegullës mund të ndodhë edhe ajo, por deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë rast…sot ne kemi dal këtu në aeroport kryesisht për dozën e parë, ata që kanë qenë të pa-vaksinuar, asnjë dozë që nuk kanë pasur kryesisht ata”, ka thënë Hoti-Hashani për KP.
Kurse qytetari Ndue Pepaj, thotë se është një mundësi e mirë për ata që nuk janë të vaksinuar por që vaksinimin e quan të detyrueshëm.
“Për punën e vaksinimit mërgimtarët si vijnë në aeroport ato i kanë çdo të mundshme në Zvicër të vaksinohen, ku pa pagesë çdo gjë i kanë. Por edhe këtu që nuk kanë mundur atje me u vaksinua për shkak se vaksinimi është i detyrueshëm po vjen çdo ditë. Unë jam i vaksinuar dy herë po pres të treten ta marrë”, thotë ai.
Lulzim Hoxha thotë se është lehtësim për të gjithë ata që kanë vullnet të vaksinohen.
“Përderisa shteti vendos rregulla, normalisht kjo është një lehtësim për ata që vijnë nga Gjermania ose Zvicra apo ku do qoftë që janë edhe dëshirojnë të vaksinohen është një lehtësim. Nuk kanë nevojë të bëjnë termine me shku me prit nëpër institucione shëndetësore. Është thjeshtë një lehtësim përndryshe në Evropë e ke ku duash, çdo moment mundesh me u vaksinua, pa termine”, thotë ai.
Përndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur