LAJMI I FUNDIT:

Xavi mohon thashethemet për pensionimin e Agueros

Xavi mohon thashethemet për pensionimin e Agueros

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka mohuar zërat për pensionimin e afërt të Sergio Agueros pasi ylli argjentinas vazhdon të shërohet nga problemet e shfaqura në zemër.

Aguero ka qenë jashtë fushës që kur u largua gjatë pjesës së parë në barazimin 1-1 të Barçës me Alaves më 30 tetor.


33-vjeçari u ankua për marramendje dhe dhimbje gjoksi përpara se të dërgohej në spital, me klubin që konfirmoi më pas se ai do të mungonte për të paktën tre muaj.

Sergio Aguero javën e ardhshme konfirmon pensionimin nga futbolli pas problemeve me zemër?
Lexo po ashtu Sergio Aguero javën e ardhshme konfirmon pensionimin nga futbolli pas problemeve me zemër?

Por, që nga ajo kohë është sugjeruar në mediat ndërkombëtare se çështja në fund mund ta detyrojë atë të varë këpucët në gozhdë.

Raporte të reja dolën përpara fitores 1-0 të Barçës kundër Espanyolit të shtunën duke pretenduar se Aguero ka vendosur të tërhiqet nga futbolli për shkak të një aritmie të dyshuar të zemrës.

Ish-bashkëlojtari i Agueros te Manchester City, Samir Nasri, madje konfirmoi lajmin duke zbuluar se ai kishte qenë në kontakt me të për këtë çështje.

Nasri për pensionimin e Agueros: Kun sapo më dërgoi një mesazh, është e vërtetë!
Lexo po ashtu Nasri për pensionimin e Agueros: Kun sapo më dërgoi një mesazh, është e vërtetë!

Megjithatë, trajneri i ri i Barçës, Xavi mohoi raportet e përhapura në intervistën e tij pas ndeshjes, por gjithashtu pranoi se ai nuk di asgjë ​​nëse Aguero do të jetë në gjendje të kthehet në fushë.

“Unë nuk di asgjë, kam folur me të një ditë dhe ajo që ka dalë nuk është e vërtetë”, u ka thënë fillimisht Xavi gazetarëve spanjoll.

“Nuk e kemi këtë informacion, nuk e di nga vjen”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori