Filipçe: Vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësorë është i rëndësishëm sepse ata duhet të jenë shembull
Vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësorë është i rëndësishëm për shkak se punonjësit shëndetësorë janë ata të cilët duhet të jenë shembull për atë. Nëse pacientët vijnë atje të mjekohen, duhet të dinë se njerëzit të cilët i mjekojnë janë tërësisht të vaksinuar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Për propozim-masat, siç tha, do të bisedojë në Shtabin kryesor të krizës të hënën, ndërsa më pas edhe në mbledhje të Qeverisë.
“Kjo është ajo për të cilën do të bisedojmë javën që vjen. ne këtë masë do ta diskutojmë në Shtabin kryesor të krizës të hënën, e më pas edhe në mbledhje të Qeverisë. Sot komunikova edhe me kryetarin e Sindikatës së shëndetësisë, e cila absolutisht e mbështetë këtë masë, por gjithashtu e inicoi çështjen, njejtë si edhe sindikata tjetër AOGJSH, që me ata të cilët nuk do ta respektojnë këtë masë”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së përbashkët me bashkëshortet e presidentit polak dhe presidentit Pendarovski në Institutin për mjekësi të transfuzionit.
Filipçe deklaroi se i ndjekin shembujt nga shtetet e tjera dhe se shumica e vendeve nga rajoni dhe nga Evropa perëndimore zbatojnë masa me të cilat shumica e restriksioneve u referohen të pavaksinuarve.
“Akoma nuk ka vend, as rekomandim nga ndonjë institucion ndërkombëtar që kjo vaksinë të bëhet e detyrueshme dhe të hyjë në kalendar. kjo është diçka që kur do të ndodhte, e sinqerisht besoj se është një nga mënyrat për të dalë nga kriza vitin e ardhshëm, ne do ta bënim, por, deri më tani nuk ka rekomandime të tilla, kështu që bëjmë dhe ndjekim shembuj që i implementojnë vendet e ndryshme në botë”, tha Filipçe.
Për momentin, siç kumtoi, shteti disponon me 470 mijë vaksina Fajzer dhe 20 mijë Astra Zeneka. pritet të arrijnë edhe 200 mijë vaksina të kompanisë Fajzer, si donacion nga Italia, me afat deri nga mesi i vitit të ardhshëm.
Lidhur me realizimin e projektit për ndërtim të Spitalit klinik të Shtipit, Filipçe konfirmoi se Banka e Këshillit të Evropës, e cila ishte financuese, tërhiqet për shkak të dinamikës së dobët të ndërtimit. Ministritë e Shëndetësisë dhe Financave, siç tha Filipçe, tashmë po punojnë në gjetjen e mënyrave të tjera për financim të projektit.
“Për fat të keq, hasëm disa projekte joadekuate në fillim të mandatit, Një prej tyre ishte projekti për Qendrën e re klinike të nënshkruar me kompani e cila ishte para falimentimit dhe atë e anuluam. Megjithatë, ky ndërtim tashmë kishte filluar, por, për fat të keq, me projekt jo të plotë i cili kërkonte shumë ndryshime dhe për të cilin, jo për fajin tonë, por për shkak të mosmarrëveshjeve, po zhvillohet proces gjyqësor mes kryesit dhe prodhuesit inicues. I njejti ngeci në proces gjyqësor, e me atë edhe në[ bllokadë, Duke parë se punët po shkojnë ngadalë, banka e Këshillit të Evropës paralajmëroi se do të tërhiqet, ndërsa në koordinim me Ministrinë e Financave tani po kërkohet kreditues tjetër. Kështu që, në pajtim të asaj dinamike, si do të zhbllokohet ai proces që kryesi të mund të punojë dhe të gjendet investues tjetër, spitali sigurisht do të vazhdojë të ndërtohet”, deklaroi Filipçe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare