LAJMI I FUNDIT:

Osmani udhëton për në Kanada, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Osmani udhëton për në Kanada, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon me udhëtimet e saj zyrtare jashtë vendit.

Kësaj radhe, Osmani ka udhëtuar në Kanada.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se ajo do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Hakifax.


Po ashtu, në kuadër të këtij udhëtimi Osmani pritet të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë kanadez e përfaqësues të shteteve të tjera.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/