Nuk ka sanksione për të pavaksinuarit në Kosovë, ekspertët paralajmërojnë valë të re infektimesh
Kosova mund të jetë pranë shpërthimit të një vale të re infektimesh me coronavirus.
Kështu thotë infektologu Hamdi Ramadani, sipas të cilit kjo mund të ndodh për shkak se në Kosovë ka një numër të madhe të qytetarëve të pa vaksinuar.
“Janë vetëm 750 mijë qytetarë që janë të imunizuar plotësisht me dy doza të vaksinës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ramadani.
Përderisa në shumë vende të botës janë vendosur masa të veçanta për personat e pa vaksinuar, në Kosovë nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.
Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve thotë se legjislacioni në fuqi nuk lejon që vaksinimi të bëhet i obligueshëm, por sipas tij vendosja e masave specifike mund të bëhet.
“Ne konsiderojmë se institucionet duhet të veprojnë ndaj secilit që bie në kundërshtim me masat që janë marrë nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë këtu lirinë e lëvizjes për sektorë të caktuar, qendrat tregtare, institucionet arsimore, në mënyrë që edhe këta qytetarë që po refuzojnë të marrin vaksinat të stimulohen për t’u vaksinuar në mënyrë që të mund të kryejnë lëvizjen dhe nevojat e përditshme”, deklaroi Besim Kodra.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ende nuk ka ndonjë vendim për masa shtesë dhe se sipas tyre kjo do të varet nga situate.
Por sipas tyre personave që frekuentojnë kafiteritë patjetër duhet t’u kërkohen dëshmitë se janë të vaksinuar apo testet e Covidit.
“Është evidente se përkundër se përkundër shumë gjobave që janë shqiptuar, ka mjaft individë e subjekte afariste që shpërfillin këtë masë në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City