LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Milani në garë për Renato Sanches

Arsenali dhe Milani në garë për Renato Sanches

Mesfushori portugez i Lille, Renato Sanches ka futur në ‘luftë’ dy klube të mëdha evropiane, Arsenalin dhe Milanin.

Sanches po përjeton një sezon të përzier me klubin francez dhe mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit.


Sipas mediumit Le10Sport, Arsenali dhe Milani po konkurrojnë për nënshkrimin e mesfushorit të Lille.

Topçinjtë kanë shprehur interesim për 24-vjeçarin dhe mund të nisin një ofertë zyrtare në janar, pasi janë të interesuar ta përforcojnë mesfushën.

Milani është gjithashtu i gatshëm të kërkojë Sanchesin, i cili ka qenë i lidhur fort edhe me Wolves në javët e fundit gjithashtu.

Portugezi ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023 dhe çmimi i tij sillet rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/