LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet mbrojtja e të drejtave të kafshëve dhe ndjekja penale e keqtrajtuesve të tyre

Diskutohet mbrojtja e të drejtave të kafshëve dhe ndjekja penale e keqtrajtuesve të tyre

Me iniciativë të organizatës së shoqërisë civile, përkatësisht Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, gjatë ditës së sotme, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka pritur në takim përfaqësues të kësaj organizate së bashku me aktivisten ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, Hana Noka.

Siç njoftohet, qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me avancimin e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në aspektin penal, të drejta këto, që mbrohen me legjislacionin në fuqi, ndërgjegjësimin në trajtimin e këtyre rasteve dhe reagimin institucional në ndjekjen penale të të gjithë atyre personave, të cilët cenojnë dhe keqtrajtojnë kafshët në forma dhe mënyra të ndryshme.


Ndërkaq, aktivistja Hana Noka, e cila është edhe regjisore e suksesshme në Hollywood të Kalifornisë, ka treguar për iniciativën e saj në përgatitje të një filmi dokumentar të metrazhit të gjatë, me titull “The Citizen Paw”, që si temë do ta ketë vetdijësimin dhe mbrojtjen e mirëqenies dhe të drejtave të kafshëve në Kosovë.

Në fund, palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që mbrojtja e të drejtave të kafshëve të marrë vëmendjen e duhur të institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori