LAJMI I FUNDIT:

BE do të zgjerojë sanksionet ekonomike ndaj Bjellorusisë

BE do të zgjerojë sanksionet ekonomike ndaj Bjellorusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se për shkak të krizës me Poloninë, Bashkimi Evropian do të zgjerojë sanksionet e saj kundër Bjellorusisë, përfshirë edhe kompanitë ajrore.

Von der Leyen në samitin e ekonomisë në Mynih foli lidhur me krizën e emigrantëve në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.


Duke mbrojtur idenë se Evropa është treguar “e shpejtë dhe në unitet” në reagimin e saj ndaj Bjellorusisë, ajo tha se më shumë sanksione do të vijnë nga BE-ja ndaj Bjellorusisë.

“Ditët në vijim do të jenë përcaktuese”, tha ajo e cila shtoi se BE-ja mund të zbatojë sanksione edhe ndaj kompanive ajrore që kryejnë transportin e emigrantëve.

Në fund, shpjegoi se janë përpjekur të ndihmojnë vendet ku emigrantët kanë mbërritur.

Ajo potencoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ndikim mbi presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko dhe se ai duhet ta përdorë këtë. /Telegrafi/