Maqedoni: Rritja e inflacionit “zhduk” një mijë denarë nga paga mesatare
Të njëjtat gjëra të cilat vitin e kaluar kanë kushtuar sa një rrogë, tani kushtojnë një mijë denarë më shumë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.
Megjithatë, sipas ESHS-së edhe rroga mesatare është rritur për rreth një mijë denarë. Kurse Banka Popullore pret që inflacioni këtë vit të jetë 3.1 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse vitin e kaluar në këtë kohë keni harxhuar 24 mijë denarë, tani për të njëjtat gjëra do të duhet të harxhoni 25 mijë denarë.
Sipas Entit Eshtetëror të Statistikave, harxhimet për jetesë në muajin tetor të këtij viti kanë qenë për 4.1 përqind më të larta, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Ushqimi është shtrenjtuar për 4.6 përqind, ndërsa transporti për 18 përqind.
Por, sipas të dhënave të ESHS-së, në muajin gusht të këtij viti, paga mesatare është rritur për 4 përqind, gjegjësisht për 1.100 denarë, pra ka arritur në 28.642 denarë.
Banka Popullore e Maqedonisë dje bëri korrigjim të inflacionit për këtë vit në 3.1 përqind, për dallim nga projeksioni i muajit prill kur e parashihnin të jetë 2.2 përqind. Ndërsa në fillim të vitit thanë se inflacioni do të jetë 1.5 përqind.
Rritja ekonomike për këtë vit vlerësohet në 3.9 përqind, me çka ekonomia do ta arrijë nivelin para pandemisë, në vitin e ardhshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City