LAJMI I FUNDIT:

Interi pret janarin për ta përfunduar marrëveshjen me portierin Onana

Interi pret janarin për ta përfunduar marrëveshjen me portierin Onana

Klubi italian, Interi thuhet se do të përfundojë në janar marrëveshjen me portierin e Ajaxit, Andre Onana.

Onana është në vitin e fundit të kontratës me klubin holandez dhe thuhet se klube e duan atë për të ardhmen.

Megjithatë, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Nerazzurrët thuhet se e kanë fituar tashmë garën për nënshkrimin e tij.


Plani i Interit për Andre Onana është ende i njëjtë, nënshkruan me atë si lojtar të lirë në vitin 2022 nga Ajaxi.

Marrëveshja verbale e arritur muaj më parë dhe do të kompletohet kur do të lejohet nga rregullat zyrtare, nga 1 janari.

Onana është afruar nga shumë klube, përfshirë Barçën – por Interi thuhet se ka fituar garën tashmë. /Telegrafi/