LAJMI I FUNDIT:

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, organizatën “Jeta-Vita” dhe onkologen Ernesa Xhafa

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, organizatën “Jeta-Vita” dhe onkologen Ernesa Xhafa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, në vazhdën e aktiviteteve për vetëdijesim dhe trajtim të kancerit të gjirit, me motivacionin për promovimin e vlerave humane dhe integritetit profesional ka dekoruar me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, organizatën “Jeta-Vita” dhe onkologen Ernesa Xhafa, e cila punon në Britani të Madhe.

Organizata joqeveritare “Jeta-Vita”, merret me ngritjen e vetëdijes së shoqërisë ndaj kancerit të gjirit dhe zbulimin e hershëm të tij.


Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e kësaj organizata, ndaj ka theksuar se guximi në veprim shpëton jetë, sikurse edhe informimi i drejtë që mundëson vetëdijesimin dhe mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Sipas saj, angazhimi për vetëdijesim dhe trajtim të kancerit, duhet të jetë aktivitet përgjatë gjithë vitit.

“Synimi i organizatës është më se i qartë: kanceri i gjirit, të zbulohet, të trajtohet dhe informatat të arrijnë te secila grua dhe në të gjitha shtëpitë kosovare”, ka theksuar Osmani.

Ndërkaq, onkologia Xhafa me angazhimin e saj profesional dhe kontributin vullnetar ka ofruar ndihmë të pakursyeshme ndaj pacientëve kosovarë të prekur me kancerin e gjirit. Sipas Presidentes Osmani, angazhimi i doktoreshës Ernesa ka ngjallur shpresën për ata që vuajnë nga kanceri i gjirit.

“Puna e doktoreshës Ernesa është frymëzim për të gjithë njerëzit, për ata që u sfiduan nga kanceri dhe ata që po sfidohen. Kjo dëshmon se përpjekja dhe guximi e bëjnë të mundshme ngadhënjimin, kur e ke afër një humaniste si doktoresha Ernesa”, është shprehur Osmani.

Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën se Organizata “Jeta-Vita” dhe onkologia Ernesa Xhafa do ta vazhdojnë angazhimin e tyre humanitarë edhe më tej, duke zvogëluar dhimbjen njerëzore, duke shpëtuar jetë dhe duke rritur ndërgjegjësim për rrezikun nga kjo sëmundje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori