LAJMI I FUNDIT:

UFC thuhet se ‘ofron 1.5 milion dollarë’ për luftën mes Hasbullah dhe Abdu Rozik

UFC thuhet se ‘ofron 1.5 milion dollarë’ për luftën mes Hasbullah dhe Abdu Rozik

Presidenti i UFC-së, Dana White është ‘gati të blejë’ një ngjarje që përfshin sensacionet e mediave sociale Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik për një tarifë të jashtëzakonshme prej 1.5 milion dollarë.

Mbrëmjen e së shtunës, rivaliteti i nxehtë mes Hasbullës dhe Rozik vodhi shfaqjen në UFC 267 në Abu Dhabi kur dyshja u panë duke u përballur me njëri-tjetrin në ring.


Klipi i dyshes së famshme shpejt u bë viral ku Magomedov shihet teksa godet rivalin e tij përpara se sigurimi t’i ndante.

Spektaklin e UFC 267 e 'vodhën' Hasbulla dhe Abdu - gjërat mes tyre eskaluan shpejtë
Lexo po ashtu Spektaklin e UFC 267 e 'vodhën' Hasbulla dhe Abdu - gjërat mes tyre eskaluan shpejtë

Është e drejtë të thuhet se paraqitja e Hasbullës në UFC 267 shkaktoi një furi mediatike.

Dana White i kënaqur pozoi në një foto me rusin e njohur pranë ringut, ndërsa tani synon ta bëjë ‘luftëtar’ në oktogon.

Përpara UFC 267, White tha se nuk mendonte se Hasbulla do të luftonte në UFC, por pretendoi se do të ‘bënte patjetër diçka’ me të.

Në fakt, disa ditë pas ngjarjes së së shtunës në Abu Dhabi, promotori i Hasbullës, Asxab Tamaev ka pohuar se White është gati të bëjë një ofertë.

“Miq, ju mirëpresim, para dy ditësh u takuam me Abdu Rozikun, ai është plotësisht gati për betejë”.

“Por, ka një lajm më interesant. Dana është gati të blejë një event me Hasbikun dhe Abdu Rozik për 1.5 milionë dollarë. Unë dua të dëgjoj mendimin tuaj”, ka shkruar ai në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori