LAJMI I FUNDIT:

‘Burri’ misterioz që fluturonte mbi Los Anxhelos thonë se mund të ketë qenë një balonë

‘Burri’ misterioz që fluturonte mbi Los Anxhelos thonë se mund të ketë qenë një balonë

Hetuesit që po shohin një seri pamjesh të një “burri” misterioz që fluturonte mbi Los Anxhelos thonë se ai në fakt mund të ketë qenë një balonë.

FBI nisi një hetim pasi disa pilotë raportuan se kishin parë “një djalë” në 915 metra mbi aeroportin LAX të qytetit vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.


Bëhet fjalë për së paku tre pilotë të linjave ajrore komerciale kanë raportuar se kanë parë një objekt të tillë që fluturonte pranë aeroportit vitin e kaluar.

Por tani zyrtarët thonë se pilotët mund të kenë parë “objekt loje”. /Telegrafi/