LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i befasuar pse ende nuk kanë ofertë nga LDK-ja për Prishtinën: AAK nuk pranon marrëveshje nën tavolinë

Haradinaj i befasuar pse ende nuk kanë ofertë nga LDK-ja për Prishtinën: AAK nuk pranon marrëveshje nën tavolinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti nuk do të bëjë pazare me shkëmbimin e komunave në garën për balotazh.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se AAK nuk do të bëjë atë që po pretendojnë të bëjnë disa parti tjera.


“Te disa parti qendra po i bënë pazar komunat. I thotë një komune (dege) sakrifikohu për të fituar një tjetër komunë. Ose ne do të ndihmojmë këtë parti se ajo do të na ndihmojë në një komunë tjetër. Ne nuk e bëjmë këtë. Nuk sakrifikojmë asnjë komunë. Për ne secila komunë e ka specifikën e vet. Degët tona do të vendosin vet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haradinaj thotë se preferojnë koalicione zyrtare dhe nuk preferojnë marrëveshje të fshehta.

“Në komunat ku ne jemi në balotazh do të bëjmë oferta dhe tashmë disa i kemi bërë si në Klinë për shembull. Në Klinë zoti Elezaj ka bërë oferta gjeneroze për LDK-në dhe LVV-në pasi kemi qeverisur edhe në këtë mandat”.

I pari i AAK-së duke folur për koalicionin me LVV-në në Kamenicë.

Ai thotë se edhe një koalicion me LVV-në në Istog nuk do të refuzonim.

Duke folur për Prishtinën, Haradinaj thotë se është befasuese se nuk është ftuar për bashkëpunim nga LDK në Prishtinë.

“Nuk kemi ndonjë ofertë nga LDK-ja për Prishtinën. AAK nuk bënë marrëveshje nën tavolinë. Nuk është në rregull të bashkëpunojmë me LDK-në nëse nuk na ftojnë për bashkëpunim. Çfarë do të ndodh nëse na vjen ofertë nga LVV-ja. Pse shembull Lutfi Haziri na ka bërë ofertë në Gjilan”.

Ai thotë se nuk e përjashtojnë koalicionin me LVV-në në Prishtinë.

“Dega në Prishtinë mund të merr ndonjë ofertë të mirë nga Vitia dhe mund ta pranojë ofertën”, deklaroi Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori