“Ne kurrë nuk dorëzohemi, besojmë deri në fund”, Ronaldo i lumtur me barazimin ndaj Atalantas
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ndihet i lumtur me paraqitjen e tij dhe të ekipit në barazimin 2-2 në udhëtim te Atalanta në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në intervistën e tij pas ndeshjes, ylli portugez ka thënë se ishte një betejë e vështirë kundër Atalantas, por se Reds nuk i humbën kurrë shpresat për të siguruar një rezultat.
“Ishte një lojë e vështirë. Kur luan në Bergamo kundër Atalantës, është gjithmonë e vështirë. Por, ne besuam deri në fund dhe unë e ndihmova ekipin tim të marrë një pikë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Ronaldo për BT Sport.
Nuk është hera e parë që Ronaldo shënon gola në kohën shtesë për Unitedin në Evropë këtë sezon, pasi shënoi golin fitues kundër Villarrealit dhe Atalantës në shtëpi dhe kështu ka luajtur një rol vendimtar në kryesimin e Grupit F.
“Nuk dorëzohemi kurrë, besojmë deri në fund. Është mirë, mendoj se është një rezultat i mirë për ne”.
"We never give up, we believe until the end."
Post-match reaction from @Cristiano👇#MUFC | #UCL
— Manchester United (@ManUtd) November 3, 2021
“Në fillim, ishte e vështirë. Ne e dinim se Atalanta do të bënte shumë presion. Ata kanë një trajner fantastik, ata e dinë se çfarë të bëjnë gjatë gjithë kohës në fushë”.
“E di, sepse kur kam luajtur për Juventusin, ata kanë qenë gjithmonë të vështirë për të luajtur kundër tyre. Por, mendoj se e bëmë punën tonë, u mbrojtëm mirë dhe kishim pak fat në duart tona që shënova gol, por ky është futbolli”.
“Është normale, ne duhet të përmirësohemi akoma”.
“Unë them shumë herë: ne kemi lojtarë të ndryshëm, sisteme të ndryshme, futbolli është i ndryshëm. Ne duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin. Do të marrim kohë, kështu që për mendimin tim kemi kohë për t’u përmirësuar dhe për të qenë më të mirë”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A