LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer i kënaqur që Ronaldo shpëtoi sërish Manchester Unitedin, e krahason portugezin me Jordanin

Solskjaer i kënaqur që Ronaldo shpëtoi sërish Manchester Unitedin, e krahason portugezin me Jordanin

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, u gëzua kur pa Cristiano Ronaldon të vinte edhe një herë në shpëtim, pasi sulmuesi portugez shënoi dy herë për të marrë një pikë jetike në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas.

Ronaldo shënoi dhe ishte vendimtar i rikthimeve në secilën nga dy takimet e fundit të Unitedit në Evropë, ndaj Atalantas në Old Trafford dhe tani në Bergamo.


Paraqitjet e tij brilante kanë bërë që Solskjaer ta krahasojë Ronaldon me një prej lojtarëve më të mirë në histori të NBA, Micheal Jordan, edhe pse ai pranoi se nuk ishte i gëzuar kur pa Ronaldon të kalonte numrin e golave ​​të tij për Djajtë e Kuq.

Ronaldo nga tjetër planet: Notat e lojtarëve, Atalanta 2-2 Man Utd
Lexo po ashtu Ronaldo nga tjetër planet: Notat e lojtarëve, Atalanta 2-2 Man Utd

“Ne vazhduam përpara, kishim një qëndrim të mirë, jemi në formë, bëmë të njëjtën gjë si në Old Trafford, morëm një gol dhe morëm një pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë fillimisht Solskjaer për BeIn Sport pas ndeshjes.

“Ronaldo është i jashtëzakonshëm, nëse ka dikë që dëshironi t’i shkojë topi në minutën e fundit, është ai”.

A është dashur të anulohej goli i dytë i Ronaldos ndaj Atalantas?
Lexo po ashtu A është dashur të anulohej goli i dytë i Ronaldos ndaj Atalantas?

“Ai është golashënuesi më i mirë në botë dhe është e vështirë për mua ta them këtë sepse ai sapo më kaloi me dy golat e tij. Tani ai ka një gol më shumë për Man Utd se unë, por bravo!”.

“Goli i fundit aty, duhet të jetë një moment i Michael Jordan kur ai fiton kampionatin në kohën shtesë. Askush nuk mund të vërë në dyshim qëndrimin dhe karakterin e këtyre lojtarëve, ata kurrë nuk dorëzohen, dhe ndonjëherë ne luajmë më mirë se sonte, por për aq kohë sa e shoh këtë qëndrim çdo herë, cilësia do të vijë”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori