LAJMI I FUNDIT:

A është dashur të anulohej goli i dytë i Ronaldos ndaj Atalantas?

A është dashur të anulohej goli i dytë i Ronaldos ndaj Atalantas?

Italia është vendi i polemikave dhe një e tillë sot në mediumet italiane është për golin e barazimit të Manchester United kundër Atalantas gjatë kohës shtesë, ku pretendohet që Mason Greenëood mori topin me dorë para se të pasojë te Cristiano Ronaldon.

Incidenti ka ndodhur në minutën e 92-të, në ndeshjen mes Atalantas dhe Manchester Unitedit që u mbyll 2-2.


Greenëood e pasoi topin te Ronaldo i cili do të shënonte një gol me një goditje përtokë nga jashtë zonës.

Pamjet tregojnë se Greenëood kontrolloi topin me dorën e tij, por pavarësisht se kishte një kontroll të VAR për një shkelje, zyrtarët vendosën të mos rekomandojnë për një rishikim nga gjyqtari në fushë.

Kjo pamje pa dyshim do të zemërojë Atalantën dhe mediat italiane të futbollit, të cilët tashmë kanë parë disa vendime shumë të diskutueshme që shkojnë kundër ekipeve të Serisë A në Evropë këtë sezon.

Milani ka qenë klubi më i dëmtuar deri më tani në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/