Policia hekurudhore e Parisit qëlloi dhe plagosi rëndë një burrë që i kërcënoi me thikë në stacionin e trenit të Parisit, Saint Lazare të hënën në mbrëmje.
Televizionet sikurse BFM TV dhe CNews thanë se buri nxori një thikë dhe bërtiti “Allahu Ekber” kur iu afruan oficerët e sigurisë për mos mbajtjen e maskës së detyrueshme siç kërkohet nga masat e shtetit për pandeminë e COVID-19.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.
Një zëdhënës i policisë së Parisit nuk dha ndonjë sqarim të menjëhershëm.
Ndërsa një zëdhënës i prokurorëve të Parisit tha se ata kishin hapur një hetim për tentativë vrasjeje dhe promovim të terrorizmit.
LaParisien duke cituar raportin e policisë thotë se oficerët e qëlluan individin disa herë.
I goditur në gjoks, sulmuesi ra në shina, por u ngrit dhe u ngjit përsëri në platforma.
Më pas ai nxiton drejt oficerëve duke thirrur “Allahu Ekber”, “Franca drejtohet nga Shtetit Islamik”.
Më pas policia përdori shkopinj dhe gaz lotsjellës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251