LAJMI I FUNDIT:

Van de Beek pritet të mbetet në Angli, dy skuadra e duan transferimin e tij

Van de Beek pritet të mbetet në Angli, dy skuadra e duan transferimin e tij
(Foto: Instagram/donnyvdbeek)

Donny van de Beek nuk është i kënaqur me situatën e tij te Manchester United dhe planifikon të largohet nga Djajtë e Kuq, qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori holandez u bashkua me Djajtë e Kuq në verën e vitin 2020 nga Ajaxi për 39 milionë euro.


Por, transferimi i tij në Old Trafford nuk ka shkuar siç është më së miri, pasi holandezi ka dështuar të tregojë cilësitë e tij.

(Foto: Instagram/donnyvdbeek)

24-vjeçari ka luajtur në 39 ndeshje në total nga viti i kaluar, derisa në shumicën nga to është inkuadruar si zëvendësues. Këtë edicion holandezi ka vetëm tri paraqitje dhe tanimë ka ndërtuar agjent pasi dëshiron një klub të ri ku mund të luaj rregullisht.

Mediat angleze kanë raportuar se Van de Beek mund të mbetet në Ligën Premier pasi ka dy oferta. Dy skuadrat angleze, Everton dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për transferimin e holandezit.

(Foto: Instagram/donnyvdbeek)

Ekipet në fjalë tanimë kanë kontaktuar agjentin e ri të lojtarit, Ali Dursun për ta pyetur rreth transferimit të tij. Van de Beek është i vendosur të largohet pasi dëshiron një klub ku luan rregullisht dhe si Everton ashtu edhe Newcastle i garantojnë hapësira në formacionin bazë.

United është gati ta lejoj të largohet holandezin, por synon të përfitojë mbi 25 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori