LAJMI I FUNDIT:

Tesla hoqi versionin e fundit të softuerit të makinës për “sistemin e plotë vetë-drejtues”, pasi shoferët raportuan për probleme

Tesla hoqi versionin e fundit të softuerit të makinës për “sistemin e plotë vetë-drejtues”, pasi shoferët raportuan për probleme

Kompania Tesla ka hequr përditësimin e fundit të softuerit të makinës “të sistemit të plotë vetë-drejtues” , pasi shoferët u ankuan për probleme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa shoferë raportuan probleme me ndërprerje të tilla sikurse sinjalizimet e sigurisë, pavarësisht se nuk ekzistonte ndonjë rrezik.

Versioni i fundit u rikthye të dielën pasdite, më pak se një ditë pasi u publikua.


Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, tha se kishte “disa probleme” me këtë version, por do të pritej me “softuerin beta”.

Disa orë më parë, Musk tha se lansimi do të vonohej sepse ekipi i sigurimit të cilësisë së kompanisë kishte gjetur “regres në disa kthesa majtas në semaforë”. /Telegrafi/