LAJMI I FUNDIT:

Kompania suedeze ka projektuar një mjet personal fluturues dhe thotë se “mund ta ngasë kushdo” – ja sa është çmimi i këtij mini-helikopteri

Kompania suedeze ka projektuar një mjet personal fluturues dhe thotë se “mund ta ngasë kushdo” – ja sa është çmimi i këtij mini-helikopteri

Një kompani startup nga Suedia ka zhvilluar një mjet personal fluturues që thotë se “mund ta ngasë kushdo”, i quajtur Jetson One dhe është në dispozicion për 92 mijë dollarë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, avioni i gjithi elektrik me teknologji vertikale të ngritjes dhe zbarkimit (eVTOL) u lansua këtë muaj, tre vjet pasi firma publikoi një prototip të ‘provës së konceptit’ në vitin 2018.


“Misioni ynë është të bëjmë fluturimin të disponueshëm për të gjithë. Jetson One është helikopter elektik që mund ta keni dhe te ngasni. Ne synojmë t’i bëjmë të gjithë pilotë”, tha bashkëthemeluesi i Jetson, Peter Ternstrom.

Helikopteri është projektuar si fillim për lojëra, se sa një automjet i vërtetë personal transporti, pasi ka një distancë maksimale operacionale prej rreth 15 milje. /Telegrafi/