LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu: Ish prokurori Sylë Hoxha të thirret në përgjegjësi penale

Ministrja Haxhiu: Ish prokurori Sylë Hoxha të thirret në përgjegjësi penale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që ish-prokurori special Sylë Hoxha të thirret në përgjegjësi penale.

Ministrja Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”.

“Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale!”, ka shkruar ministrja Haxhiu, përcjell Telegrafi.


Ish-prokurori Sylë Hoxha: Kurrfarë marrëveshje nuk kemi bërë me askënd
Lexo po ashtu Ish-prokurori Sylë Hoxha: Kurrfarë marrëveshje nuk kemi bërë me askënd

Kërkesa e ministres së Drejtësisë vjen pasi në media sot është raportuar se ish-prokurori special, Sylë Hoxha në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë në këtë skandal.

Sipas medias dëshmitë e tyre janë bërë shkas që ish-presidenti, Hashim Thaçi ta akuzonte Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”. /Telegrafi/