LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurori Sylë Hoxha: Kurrfarë marrëveshje nuk kemi bërë me askënd

Ish-prokurori Sylë Hoxha: Kurrfarë marrëveshje nuk kemi bërë me askënd

Ish-prokurori special,  Sylë Hoxha, i ka mohuar dyshimet për marrëveshje gojore mes tij dhe ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, për të përfshirë dy agjentë fiktivë që të dëshmojnë në gjykatë.

“Kurrfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd, e kam zhvilluar procedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet”, tha ish-kryeprokurori.

“Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, u shpreh ai, për Klan Kosova.

Sot u raportua se ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë, e që më pas dëshmitë e tyre janë përdorur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”.

Ministrja Haxhiu: Ish prokurori Sylë Hoxha të thirret në përgjegjësi penale
Lexo po ashtu Ministrja Haxhiu: Ish prokurori Sylë Hoxha të thirret në përgjegjësi penale

Lidhur me këto pretendime të raportuara në media ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar që ish-prokurori special Sylë Hoxha të thirret në përgjegjësi penale.

Ministrja Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori