LAJMI I FUNDIT:

Momenti i bukur i futbollit – Messi dhe Ronaldinho përqafohen në fushë para ndeshjes PSG-Leipzig

Momenti i bukur i futbollit – Messi dhe Ronaldinho përqafohen në fushë para ndeshjes PSG-Leipzig
(Foto: Screenshot/Twitter/AS)

Ronaldinho ishte njeriu që e transformoi Barcelonën para epokës së Lionel Messit. Kampioni i botës u largua pikërisht nga Paris Saint-Germaini në verën e vitit 2003 për të shkuar në Camp Nou, ku i kaloi pesë vitet më të suksesshme të karrierës së tij.

Asokohe, ai ishte futbollisti më i mirë në planet duke u shpallur lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s në dy raste (2004 dhe 2005).


Dhe nuk ka dyshim se Messi është ndër ata që e vlerësojnë rëndësinë e magjistarit braziliani në historinë e Barcelonës dhe këtë e ka thënë për ish-bashkëlojtarin e tij në intervistat e kaluara.

Djaloshi vë gjithçka në lojë për fanellën e Messit – ofron nënën e tij
Lexo po ashtu Djaloshi vë gjithçka në lojë për fanellën e Messit – ofron nënën e tij

Nuk duhet harruar se Ronaldinho ndihmoi në fillimin e karrierës mbresëlënëse të argjentinasit dhe që atëherë ata mbetën miq.

Dy yjet e futbollit jugamerikan janë ribashkuar në Parc des Princes para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG dhe RB Leipzig.

Messi vrapoi drejt vijës anësore për ta përqafuar Ronaldinhon dhe padyshim se ky është ndër rastet e bukura që presin ta shohin tifozët e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori