LAJMI I FUNDIT:

Allegri flet pas fitores: Roma meritoi më shumë, tri pikë vetëm falë Szczesnyt

Allegri flet pas fitores: Roma meritoi më shumë, tri pikë vetëm falë Szczesnyt

Juventusi ka fituar derbin e javës së tetë në Itali, pasi ka mposhtur Romën me rezultat minimal 1-0.

Zonja e Vjetër shënoi një gol në minutën e 16-të me Moise Kean, gol që doli të jetë i fitores për ta.

Roma luajti më mirë në këtë ndeshje, duke krijuar raste pa fund, por edhe duke humbur një penallti të cilën e priti portieri polak.


Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Roma meritoi minimalisht një barazim nga kjo përballje.

“E vërteta është se Roma do të kishte merituar minimalisht barazimin, por të gjitha episodet ecën të gjitha në favorin tonë”.

“Futbolli është një lojë e çmendur, sepse ndaj Romës na i dha vetëm Szczesny tri pikët më me peshë deri tani, pikërisht ai që na bëri të humbim pikë të rëndësishme në fillim, por që konfirmoi cilësitë e tij dhe faktin se ai meriton të gjithë besimin tonë”, u shpreh Allegri.

Tutje trajneri italian foli edhe për gabimet e skuadrës si dhe fitoren e tretë që skuadra e tij e arriti pa pranuar gol.

“Pastaj, kur gabojmë është faji i të gjithë skuadrës, jo vetëm i individit, ndonëse sërish, kur arrijmë në tri metrat e fundit të portës rivale vazhdojmë të gabojmë shumë”.

“Kjo ishte një fitore e madhe, ndeshja e tretë radhazi e madhe, në të cilën nuk pësojmë gol”.

“I dhamë një tjetër shtysë të fortë renditjes dhe ishte bukur që të shihja skuadrën të fitonte pa De Light, Dybala dhe Rabiot”, u shpreh Allegri.

Juventus pas tetë xhiros në Serie A, tani ndodhet në pozitën e shtatë me 14 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori