Javën që po lëmë pas ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në emër të Republikës së Kosovës i ka propozuar ShBA-ve që të ndërtojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.
Po javën që po lëmë pas, saktësisht të mërkurën Policia e Kosovës ndërmori një aksion kundër kontrabandës në disa qytete, ndërsa në veriun e Mitrovicës situata doli jashtë kontrollit pasi grupe kriminale të organizuar sulmuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës e Doganës dhe gazetarët me qëllim që t’i pengojnë në kryerjen e detyrës së tyre.
Po javën që lëmë pas është mbajtur Samiti Ekonomik në Shkup, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është deklaruar edhe për iniciativën “Open Balkan”, për të cilën ka thënë se nuk kanë diskutuar në këtë samit, por siç theksoi ai beson në Procesin e Berlinit.
Ministri Mehaj në Pentagon, Qeveria i propozon SHBA-së krijimin e një baze të përhershme të Ushtrisë Amerikane në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në Pentagon është takuar me nën-sekretarin e Departamentit të Mbrojtjes, Colin Kahl, ndërsa ka ofruar mundësinë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të Ushtrisë Amerikane në Kosovë, duke vlerësuar se do t’i kontribuonte shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan.
Mehaj këtë e njoftoi përmes një statusi në Facebook, ku ndër të tjera thotë se Kahl ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike duke theksuar se vizioni i presidentit Joe Biden për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE mbetet në agjendën prioritare.
Statusi i plotë i ministrit të Mbrojtjes:
Sot isha shumë i nderuar që në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon të takohem me Nën-Sekretarin e Departamentit të Mbrojtjes, Dr. Colin Kahl.
Me këtë rast, Nën-Sekretarin Kahl, e njoftova me punën e suksesshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke nënvizuar përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në çështjet e sigurisë në nivelin rajonal dhe atë global, me theks të veçantë, adresimin e sfidave rajonale në ambientin e ri gjeopolitik global të sigurisë.
Gjithashtu e njoftova se aspekti i sigurisë dhe mbrojtjes është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke e informuar edhe lidhur me zhvillimet kryesore në Kosovë.
Ndërlidhur me këtë e falënderova Nën-Sekretarin Kahl duke i shprehur vlerësimin shumë të lartë për mbështetjen amerikane për Kosovën në avancimin e demokracisë dhe arritjen e objektivave për anëtarësim në strukturat euroatlantike.
Në kuptim të avancimit të partneritetit të përhershëm, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nën-Sekretarit Kahl i ofrova mundësinë për krijimin e një baze ushtarake të përhershme të Ushtrisë Amerikane në Kosovë, duke vlerësuar se do t’i kontribuonte shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan.
Nga ana e tij, Nën-Sekretari Kahl ka shprehur vlerësimin më të lartë për bashkëpunimin dhe partneritetin, duke më falënderuar për angazhimin e Kosovës në operacionin humanitar për akomodimin e refugjatëve afganë, në kuadër të operacionit të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA.
Gjithashtu, ai ka vlerësuar shumë edhe partneritetin në misionin e parë paqeruajtës të FSK-së në Kuvajt si dhe pjesëmarrjen e FSK-së në Stërvitjen e forcave amerikane me forcat aleate “Defender- Europe’21”.
Ndër të tjera, Nën -Sekretari Kahl ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike duke theksuar se vizioni i Presidentit Biden për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në BE, mbetet në agjendën prioritare.
Nënsekretari Kahl, gjithashtu, ka theksuar se përkrahja për avancimin e kapaciteteve të FSK-së do të jetë e vazhdueshme, ndërkohë që ka vlerësuar pozitivisht edhe përgatitjet për misionet paqeruajtëse të radhës, duke e rritur kështu edhe më shumë rolin e Republikës së Kosovës si kontribuuese e paqes edhe në aspektin e sigurisë globale.
Zoti e bekoftë SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme!.
Gjuajtje me armë, gaz, granata e barrikada nga serbët – gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në veri të Kosovës
Gjuajtje të drejtpërdrejta me armë zjarri, hedhje e bombolave të gazit, granata luftarake janë përdorur të mërkurën nga grupe kriminale të organizuar në veri të Kosovës për të sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës e Doganës, dhe gazetarët me qëllim që t’i pengojnë në kryerjen e detyrës së tyre.
Tensione pati pas një operacioni të Policisë së Kosovës e Doganës kundër kontrabandës, që u realizua në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore.
Por, në Mitrovicën veriore situata u tensionua shumë, duke lënë kështu 10 policë të lënduar.
Rreth 20 gazetarë po ashtu ishin viktima të sulmeve të serbëve që vendosën barrikada për të kundërshtuar operacionin e Policisë së Kosovës.
Serbët kanë kundërshtuar operacionin policor, duke sulmuar policët me gurë e kishin djegur vetura, të cilat raportohet të kenë qenë me targa RKS, transmeton Telegrafi.
Lidhur më gjendjen e krijuar sot në veri, është deklaruar edhe NATO.
Nga NATO në një përgjigje për Telegrafin thonë së janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse në Kosovë, dhe se Polica ka kryer operacion në zbatim të ligjit.
Në lidhje me situatën në veri pas aksionit të policisë për të luftuar kontrabandën ishin shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special u ka caktuar 30 ditë paraburgim pesë të dyshuarve për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar”, “Kontrabandim me mallra”, të arrestuar pas aksionit të Policisë në veri.
Kurti për “Open Balkan”: Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk e kanë brenda BE-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup është deklaruar edhe për iniciativën “Open Balkan”, për të cilën ka thënë se nuk kanë diskutuar në këtë samit, por siç theksoi ai beson në Procesin e Berlinit.
Kurti kishte thënë se nuk u përket grupit të politikanëve që besojnë ne vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit.
Sipas Kurtit iniciativat ku nuk është i përfshirë Bashkimi Evropian nuk janë të sigurta, të qëndrueshme e as të dobishme.
“Nuk e kemi konsideruar këtë temë. Ne besojmë në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkët rajonal që është pjesë e Procesit të Berlinit. Mendojmë se iniciativa të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda, nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme. Prandaj, më shumë e theksojmë nevojën e bashkëpunimit bilateral brenda procesit të Berlinit. Në anën tjetër edhe si orientim politik, edhe si ndjeshmëri kulturore, unë nuk ju përkas atyre politikanëve të cilët besojnë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit”, ishte shprehur Kurti para medieve në Shkup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje