LAJMI I FUNDIT:

Kush do të jetë sfiduesi i radhës për Tyson – promovuesi i Joshuas preferon Whyte, babai i Furyt thotë ose Usyk ose askush

Kush do të jetë sfiduesi i radhës për Tyson – promovuesi i Joshuas preferon Whyte, babai i Furyt thotë ose Usyk ose askush
(Fotomontazh: Daily Mail)

Promovuesi i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka dhënë opinionin e tij lidhur me meçin e radhës së Tyson Fury.

Shumëkush është duke dashur të dijë se kush do të jetë kundërshtari i kampionit të pamposhtur të WBC-së pas nokautit sensacional që i shkaktoi Deontay Wilderit në fundjavë.


Dy boksierët në kategorinë e peshave të rënda u ndeshën për të tretë herë dhe britaniku regjistroi fitoren e dytë kundër amerikanit (derisa një herë ishin ndarë baras).

Hearn beson se sfiduesi i radhës për Gypsy King duhet të jetë Dillian Whyte. Ky i fundit fillimisht duhet të përballet me Otto Wallin më vonë gjatë këtij muaji dhe në rast të fitores do të bëhet rival obligativ për titullin WBC.

(Fotomontazh: Sky Sports)

“Dillian Whyte është kundërshtari i detyrueshëm për Tyson Fury dhe kjo do të konfirmohet brenda 30 ditësh. Natyrisht, Dillian ka një meç të madh në O2 me Otto Wallin, por ai është sfiduesi i detyrueshëm për Tyson Fury”.

‘A janë në mend ata që e krahasojnë Whyte me Fury?’ – Warren flet për kundërshtarin potencial të Tyson
Lexo po ashtu ‘A janë në mend ata që e krahasojnë Whyte me Fury?’ – Warren flet për kundërshtarin potencial të Tyson

“Është një meç brilant. Do të doja ta shihja Tysonin sërish në Mbretërinë e Bashkuar. Ai nuk ka boksuar në Mbretërinë e Bashkuar qe tre ose katër vite. Është një duel i madh për këtë divizion”, ka deklaruar Hearn për iFL TV.

(Foto: Daily Mail/Getty Images)

Në anën tjetër, babai i Tyson, John Fury, dëshiron që djali i tij të ndeshet me Oleskandr Usyk, i cili e mposhti Anthony Joshuan dhe ia rrëmbeu titujt në WBA, IBF, WBO dhe IBO – në kërkim të kampionit të padiskutueshëm.

“Ai duhet ta kërkojë Usyk ose askënd, sipas meje. Usyk duhet të jetë i radhës ose asgjë. Nuk do të merresha me të tjerët, ata nuk janë në nivelin e Tyson”, ka deklaruar babai i Furyt për talkSPORT. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori