LAJMI I FUNDIT:

Krah për krah në Betejën e Koshares, kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 17 tetorit

Krah për krah në Betejën e Koshares, kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 17 tetorit

Rrustem Berisha, Anton Quni e Xhafer Gashi ishin komandantë të UÇK-së në Betejën e Koshares, por në kohë paqeje ata synojnë të fitojnë garën komunale me parti të ndryshme politike.

Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është luftimi i parë frontal për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku forcave të armikut iu shkaktuan humbje të mëdha.

Në këtë betejë morën pjesë shumë djem e vajza nga të gjitha trojet shqiptare.


Rrustem Berisha, ishte komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.

Ashtu si shumë ish-luftëtarë tjerë edhe Berisha pas luftës iu fut jetës politike.

Rrustem Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës
Lexo po ashtu Rrustem Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës

Pas disa pozitave në legjislativ dhe ekzekutiv që ka mbajtur në të kaluarën, Rrustem Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit do të synojë të marrë postin e kryetarit të Pejës.

Për këtë pozitë ai është kandiduar nga subjekti politik AAK.

Anton Quni në Betejën e Koshares ishte komandant i batalionit diverzanto-vezhgues i njohur si “Delta”.

Anton Quni kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit
Lexo po ashtu Anton Quni kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Quni që luftoi krahë për krahë me Rrustem Berishën në Koshare po ashtu vendosi t’i futej politikës në kohë paqeje.

Ai iu bashkua LDK-së dhe nën logon e kësaj partie dhe është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura.

Anton Quni në zgjedhje lokale është kandiduar nga LDK në garën për kryetarë të Prizrenit.

Krahë për krahë me Berishën e Qunin në Koshare luftoi edhe Xhafer Gashi.

Xhafer Gashi zgjidhet kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq
Lexo po ashtu Xhafer Gashi zgjidhet kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq

Zëvendëskomandanti i atëhershëm i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, përfundoi në anë të kundërt politike në kohë paqeje me ish bashkëluftëtarët Berisha e Quni.

Gashi synon edhe një mandate tjetër në krye të Obiliqit përmes Iniciativës Qytetare të Obliqit.

Ndërkohë edhe një ish-komandant tjetër në Koshare i futur në politikë ka përfunduar në një parti tjetër politike.

Komandanti i batalionit të parë “Bashkim Jasiqi” i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Hisen Berisha politikës i hyri si anëtarë i PDK-së.

Pavarësisht se ai nuk garon në zgjedhje komunale, këto ditë ai është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi Uran Ismaili la mandatin e deputetit për të garuar në Prishtinë si kandidat i PDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori