LAJMI I FUNDIT:

Operacion në Vlorë, sekuestrohen kallashnikovë, silenciator dhe veshje policie

Operacion në Vlorë, sekuestrohen kallashnikovë, silenciator dhe veshje policie

Gjatë një operacioni në Vlorë janë sekuestruar 2 armë zjarri automatike, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe veshje si të policisë.

Poseduesi i tyre, sipas policisë është shpallur në kërkim. Ai është me inicialet A. A. alias A. I., 30 vjeç banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.


Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri automatike, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelekë dhe 2 kapele si të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.