Në 18 vitet e fundit, çmimet e veturave me katër rrota janë rritur mesatarisht me më shumë se 50 për qind.
Rritja e çmimeve të automjeteve të reja vitet e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e dashamirëve të veturave.
Sa janë rritur vërtet çmimet e veturave në 18 vitet e fundit?
Analistët në JATO Dynamics studiuan çmimet e katalogut të automjeteve të reja në periudhën nga 2002 deri në 2020 në dy segmente të njohura – vetura të vogla dhe kompakte.
Rezultati i hulumtimit të tyre është se çmimet mesatare të shitjes së veturave të vogla (nënkompakte), të tilla si Volkswagen Polo, Ford Fiesta, Renault Clio ose Opel Corsa, janë rritur deri në 59 për qind në 18 vitet e fundit.
Sipas të dhënave të analizuara nga JATO, në fillim të viteve 2000, veturat nën-kompakte kushtonin mesatarisht 13,000 euro, dhe në 2020 gati 21,000 euro.
Çmimet e veturave kompakte në të njëjtën periudhë gjithashtu u rritën në mënyrë drastike.
Volkswagen Golf, Ford Focus, Renault Megane, Opel Astra dhe modele të ngjashme kushtojnë në 2002, mesatarisht, 18,400 euro. Në vitin 2020, çmimi i tyre është pothuajse 30,000 – një rritje prej rreth 63 për qind.
Nëse shikojmë vetëm çmimet e versioneve me motorë me djegie të brendshme, rritja në segmentin kompakt, C ishte rreth 56 për qind.
Sigurisht, rritja e çmimeve u kontribua gjithashtu nga teknologji të shumta moderne të sigurisë, multimedia dhe pajisje të ngjashme më të shtrenjta, dhe veturat tani janë dukshëm më të mëdha se 18 vjet më parë.
Për shembull, Polo 2020 është më e gjerë se Golf 2002. Gjatë asaj periudhe, polo u rrit në një gjatësi prej 16.5 cm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVersioni i Mansory i Rolls-Royce Phantom nuk është për shijen e të gjithëve
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Renault ul çmimet
Audi rifreskon modelin A4 Allroad Quattro
Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe