Duke marrë parasysh që në Amerikën e Veriut janë rritur e zgjeruar autostradat, aksidentet mes veturave dhe kafshëve janë bërë problem i madh.
Këto aksidente përfshijnë kafshë të madhësive të ndryshme, nga kaprollat e deri të gjarpinjtë, transmeton Telegrafi.
Këto aksidente jo vetëm që mund të shkaktojnë dëme si shoferit ashtu dhe kafshëve, por rrugët të cilat ndajnë habitatet natyrore gjithashtu mund të ndajnë rrugët e migrimit.
Prej më shumë se 20 vite, zgjidhje ideale në parkun nacional Banff janë parë mbikalimet për kafshët e egra, disa dhjetëra ura që ndihmojnë kafshët të kalojnë autostradën kanadeze.
Kjo ide për herë të parë u prezantua në vitin 1978. Ekspertët e komunikacionit kishin propozuar që një pjesë të autostradave ta ndajnë me qëllim që të krijohet një hapësirë, me shpresën se do të mund të zvogëlohet trafiku.
Por me zgjerimin e rrugëve, është rritur rreziku nga përplasja me kafshët gjatë kalimit të rrugës. E nëse futeni në shtigjet e dedikuara për kafshë të egra, do ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë.
Disa nënkalime u ndërtuan në vitet e 80-ta, por të parët me standard ishin përuruar në vitet 1996-1997. Sot në mbi 88 kilometra të trans autostradës kanadeze në parkun nacional Banff dhe atë Ioho, ekzistojnë 48 nënkalime dhe mbikalime dhe rrethoja të ndryshme, për të mbrojtur kafshët nga përplasjet e mundshme nga veturat derisa tentojnë të kalojnë rrugën.
Tunelet e betonit që ndërtohen nën autostradë duken pothuajse ngjashëm me ato tunelet tjera për vetura. Por ajo çfarë nuk mund të shohin shoferët është autostrada tjetër mbi ura, që siguron kalim të sigurtë për kafshët e egra.
Me hapjen e tyre, janë zvogëluar aksidentet në 80 për qind, e më së shumti përdoren nga kaprollët ku përplasja e tyre nga veturat është zvogëluar për 96 për qind.
Që nga ndërtimi i këtyre nënkalimeve dhe mbikalimeve, shkencëtarët kanë analizuar lëvizjen e kafshëve tjera si arinjtë, bretkosat dhe kastorët. Të dhënat e mbledhura kanë zbuluar se 13 lloje të kafshëve gjigante kanë kaluar dhe shfrytëzuar infrastrukturën në Banff – nga arinjtë, pumat e deri te delet.
Këto mbikalime e nënkalimet kanë shërbyer si model për vendet e tjera që duan të mbrojnë kafshët – duke zgjeruar rrugët. Hulumtuesit në SHBA dhe Argjentinë kanë vizituar këto vende me shpresën se projektet e tyre do të merren parasysh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJaponia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?