LAJMI I FUNDIT:

Limani: Në derbi futemi vetëm për fitore, tifozët forca jonë shtesë

Limani: Në derbi futemi vetëm për fitore, tifozët forca jonë shtesë

Jemi futur në ethet e derbit më të madh lokal në Kosovë, Drita – Gjilani.

Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit do të përballen të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.


Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në kryeqytet, ku dy skuadrat futen për të vetmin qëllim, fitoren.

Telegrafi ka kontaktuar kapitenin e Dritës, Ardian Limani i cili ka thënë se skuadra e tij është duke u përgatitur maksimalisht për këtë derbi.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për derbin dhe të gjithë e dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ku gjithmonë dy skuadrat kujdesen për çdo detaj”, tha Limani fillimisht për Telegrafin.

“Ne jemi bërë analiza të shumta për këtë takim dhe jemi të gatshëm ta zhvillojmë një ndeshje të madhe”, u shpreh Limani për Telegrafin.

Tutje numri pesë i bardhekaltërve u shpreh se Drita futet gjithmonë në lojë për fitore, derisa deklaroi se tifozët e tyre ‘Intelektualët’ do të jenë forcë shtesë.

“Si gjithmonë, Drita futet vetëm për fitore dhe me vetëbesim të madh”.

“Do të mundohemi maksimalisht që t’i gëzojmë tifozët tanë që do të jenë forca jonë shtesë për këtë sfidë”, deklaroi Limani.

Pas pesë xhirove të para në Superligë, Drita ka grumbulluar 11 pikë dhe ndanë vendin e parë në tabelë me Ballkanin.

Në anën tjetër Gjilani nuk ka pasur start të mirë, pasi ndodhet në pozitën e pestë me pesë pikë më pak se rivali lokal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori