LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për situatën në Jarinjë e Bërnjak pasi banorët serbë bllokuan rrugën me zhavorr

Policia jep detaje për situatën në Jarinjë e Bërnjak pasi banorët serbë bllokuan rrugën me zhavorr

Policia e Kosovës po vazhdon të qëndroj në afërsi të pikës Kufitare Bërnjak e Jarinjë, aty ku banorët lokal serbë kanë vënë barrikada për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për reciprocitet me targa.

Situata edhe gjatë natës së mbrëmshme ka qenë e qetë, pavarësisht se banorët kanë vendosur edhe zhavorr si barrikadë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për Telegrafin se situata po vazhdon të jetë e njëjtë në atë pjesë.


Ai tha se gjendja edhe gjatë natës ka qenë e qetë dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident.

“Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që e kanë vendosur si pengesë. Situata është e qetë në përgjithësi dhe si çdo herë Policia e Kosovës po bën punën e saj në mënyrën më të mirë”, tha Kelani për Telegrafin.

Reciprociteti për targat, Telegrafi sjell fotografi nga pikë-kalimi kufitar Merdar
Lexo po ashtu Reciprociteti për targat, Telegrafi sjell fotografi nga pikë-kalimi kufitar Merdar

Sot është dita e katërt që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, ndërsa si rrjedhojë serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.

Zbatimi i reciprocitetit me targa në Merdar / Foto: Ridvan Slivova

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në këto dy lokacione, derisa dy shtetet shkëmbyen akuza e kundër akuza pas këtyre zhvillimeve.

Pavarësisht se situata ka qenë e qetë, shfaqja e xhandarmërisë serbe në afërsi të territorit të Kosovës ka ngritur shqetësime.

Dita e tretë, Qeveria e vendosur ta zbatojë reciprocitetin për targat
Lexo po ashtu Dita e tretë, Qeveria e vendosur ta zbatojë reciprocitetin për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë është deklaruar sërish rreth gjendjes në vendkalimet kufitare, ku serbët po protestojnë kundër masës së reciprocitet për targa.

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar Merdarë
Lexo po ashtu Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar Merdarë

Kurti iu ka bërë thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët, teksa ka shtuar se vendimi për reciprocitet për targa është i drejtë.

Kurti iu bën thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët në veri: Vuçiq ishte në dijeni për skadimin e marrëveshjes
Lexo po ashtu Kurti iu bën thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët në veri: Vuçiq ishte në dijeni për skadimin e marrëveshjes

“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëjë thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes”, u shpreh Kurti.

Zbatimi i reciprocitetit me targa në Merdar / Foto: Ridvan Slivova

Tutje ri-përsëriti se vendimi që është duke u zbatuar nuk është kundër askujt.

“Nuk e kuptoj atë inat përplot vrer të presidentit të Serbisë, ai e ka ditur shumë mirë që më datën 15 shtator skadon afati i marrëveshjes të cilën e ka pranuar vetë Serbia dhe do të dëshiroja të mos kemi tabela provuese as ne as Serbia, por për shkak se ata po insistojnë te ato tabela, do të na duhet t’i kemi edhe ne”, tha Kurti për media.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga Qeveria e Kosovës të hënën.

Përmes një deklarate, zyra e Borrell ka kërkuar shmangien e çfarëdo lloj provokimi të mundshëm pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori