LAJMI I FUNDIT:

Reciprociteti për targat, Telegrafi sjell fotografi nga pikë-kalimi kufitar Merdar

Reciprociteti për targat, Telegrafi sjell fotografi nga pikë-kalimi kufitar Merdar

Kosova në raundin e fundit të dialogut me Serbinë në Bruksel kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, ndërsa për këtë çështje kishte folur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm.

Pas pesë ditëve të skadimit të marrëveshjes, të hënën më 20 shtator – forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin.


Dhe sipas kësaj veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

E vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat po zbatohet edhe në pikë-kalimin kufitar Merdar.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Një ekip i Telegrafit ka qëndruar sot gjatë ditës në këtë pikë kufitare dhe ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në këtë pikë kufitare është parë edhe ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rikallo se i ka ndërruar targat e veturës.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ndryshe, sot gjatë ditës kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar ambasadorët e QUINT-it.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për vendimin e djeshëm lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, zëvendës-shefin e Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kryeministri Kurti i informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar dje dhe sot nuk ka pasur incidente. Ai tha se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Kurti ka theksuar se ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar, duke theksuar se Njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare.

“Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet.

Kurti shtoi se te reciprociteti i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim.

“Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai i njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me zëvendës-presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë.

Lidhur me çështjen e reciprocitetit të targave, ka folur mbrëmë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova ka zbatuar në plotësi marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat Serbia i ka injoruar dhe po vazhdon të mos i zbatojë.

Osmani theksoi se reciprociteti në çështjen e targave, për të cilën kanë nënshkruar të dyja palët në Bruksel, nuk mund të shihet si veprim tensionues e i njëanshëm, por veprim drejt zbatimit të marrëveshjeve të cilën do të duhej ta kërkonte edhe vet BE-ja.

“Serbia është ajo që ka vepruar në mënyrë të njëanshme nga viti 2016 e në shkelje të marrëveshjeve të Brukselit, e jo Kosova”, ishte shprehur presidentja. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori