Dhoma e Përfaqësuesve nxitoi drejt një votimi mbi legjislacionin për financimin e qeverisë, pezullimin e kufirit të borxhit federal dhe ofrimin e ndihmës për fatkeqësive natyrore dhe refugjatët, duke shkaktuar një përballje me republikanët që kundërshtojnë paketën pavarësisht rrezikut të një krize fiskale.
Qeveria federale përballet me mundësinë e mbylljes nëse financimi ndalet në fund të 30 shtatorit (fundi i vitit fiskal në SHBA), pra mesnatën e së enjtes së ardhshme. Në të njëjtën kohë, vendi rrezikon të dështojë në ngarkesën e akumuluar të borxhit nëse kufijtë e saj të huamarrjes nuk hiqen ose përshtaten.
Paketa ligjore e paraqitur të martën do të sigurojë fonde për të mbajtur qeverinë të financuar deri më 3 dhjetor dhe do të zgjasë autoritetin e huamarrjes deri në fund të vitit 2022. Ajo përfshin 28.6 miliardë dollarë në ndihma për fatkeqësitë pas pasojave të Uraganit Ida dhe ngjarjeve të tjera ekstreme të motit, si dhe 6.3 miliardë dollarë për të mbështetur të evakuarit nga Afganistani pas fundit të luftës 20-vjeçare.
“Është tepër e rëndësishme që Kongresi të miratojë me shpejtësi këtë legjislacion”, tha në një deklaratë Ligjvënësja Rosa DeLauro, demokrate nga shteti Konektikatit dhe kryetare e Komisionit të Buxhetit.
Të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë, udhëheqësit demokratë në Kongres vazhduan procesin në një kohë pasigurie të madhe në Kongres. Me ligjvënësit që tashmë po ulin gradualisht koston prej 3.5 trilionë dollarësh të axhendës së gjerë të Presidentit Joe Biden të emërtuar “Të rindërtojmë së bashku”, vëmendja e menjëhershme u përqendrua te afatet që po afrojnë, për të shmangur probleme më të thella nëse dështon votimi për të siguruar financimin e qeverisë.
Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha se ai nuk ishte gati të ndihmonte në shlyerjen e borxheve të mëparshme kur presidenti Biden po përgatitej të rriste një paketë tatimore dhe shpenzimesh. Ai tha se meqenëse demokratët kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin, është problemi i tyre që t’i gjejnë votat.
“Tavani i borxhit do të rritet siç duhet gjithmonë, por ai do të ngrihet nga demokratët”, tha McConnell.
Edhe nëse miratimi me votë i së martës kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilën e kontrollojnë demokratët, pritet që të hasë në vështirësi në Senatin e ndarë 50 me 50, ku demokratët do ta kenë të vështirë të gjejnë 10 republikanë për të arritur pragun prej 60 votash të nevojshme për të kapërcyer një bllokim të mundshëm të procedurave. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City