LAJMI I FUNDIT:

“Kisha frikë të kërkoja një fotografi nga Cristiano Ronaldo” – lojtari i Schalkes kujton takimin me ish-sulmuesin e Real Madridit

“Kisha frikë të kërkoja një fotografi nga Cristiano Ronaldo” – lojtari i Schalkes kujton takimin me ish-sulmuesin e Real Madridit

Mehmet-Can Aydin ka kujtuar një takim me Cristiano Ronaldon gjatë ditëve të tij të para te Schalke, duke zbuluar se ai “kishte frikë të pyeste” ish-sulmuesin e Real Madridit për një fotografi para një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Aydin u bashkua me radhët e të rinjve të Schalke si një 12-vjeçar në vitin 2014, në atë kohë skuadra e parë e klubit gjerman ishte e rregullt në Ligën e Kampionëve.


Shija e parë e mesfushorit gjerman për garën elitare të Evropës erdhi kur ai u lejua të merrte pjesë në një garë midis Schalkes dhe Realit, të cilët kishin Ronaldon pjesë të tyre në atë kohë.

Ai ka kujtuar se ishte i mahnitur kur ishte në prani të njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave.

Aydin ka thënë se ish-bashkëlojtari i sulmuesit të Manchester United, Raul dhe ylli i dikurshëm i Schalke, Julian Draxler, patën një efekt të ngjashëm tek ai, ndërsa u përshtat me mjedisin e tij të ri në ‘Vetlins Arena’.

“Unë isha një djalë shumë i trembur dhe nuk guxoja të pyesja lojtarë si Raul apo Draxler për një fotografi kur ata luanin këtu”, ka thënë fillimisht 19-vjeçari për Goal dhe SPOX.

“Ndeshja e parë që pashë si lojtar i të rinjve në Veltins Arena ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit”.

“Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, unë papritmas qëndrova dy metra larg Cristiano Ronaldos. Në atë situatë, gjithashtu, kisha frikë t’i kërkoja një fotografi”, përfundoi Aydin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori