LAJMI I FUNDIT:

Kimmich flet për fitoren ndaj Barcelonës dhe ndeshjen e ardhshme në Bundesliga

Kimmich flet për fitoren ndaj Barcelonës dhe ndeshjen e ardhshme në Bundesliga

Bayern Munich e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve duke triumfuar 0-3 në udhëtim te Barcelona.

Ishte një fitore shumë e lehtë e Bayernit, skuadër e cila nuk i la hapësira vendasve të bënin asnjë goditje në portë.


Mesfushori gjerman, Joshua Kimmich ka folur për ndeshjen, duke thënë se goli i realizuar nga Muller e liroi shumë ekipin.

“Edhe pse na u deshën disa minuta për të gjetur rimtin tonë, në fund morëm kontrollin e lojës. Pjesa e parë ishte shumë intensive nga të dyja skuadrat, u rritëm me kalimin e minutave duke u bërë zot të fushës”.

“Goli i Mullerit na liroi shumë për të bërë më mirë. Në pjesën e dytë rritëm edhe më shumë shpejtësinë e lëvizjeve dhe mund të kishim shënuar më shumë gola”, tha Kimmich.

Tutje lideri i mesfushës së Bayernit deklaroi se këto tri pikë janë të rëndësishme për ecurinë e skuadrës në garat evropiane.

“Bëmë pak gabime dhe kur gabon pak ka shumë mundësi që ndeshja të fitohet. Duhet të jemi të kënaqur për lojën që kemi zhvilluar të martën edhe pse sigurisht që ka ende gjëra që duhen përmirësuar. Janë tri pikë shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e gjatë në Evropë”, vazhdoi gjermani.

Reprezentuesi gjerman foli edhe lër ndeshjen e radhës të skuadrës së tij në kampionatin gjerman.

Kampioni në fuqi gjerman të shtunën përballet me ekipin e rikthyer në elitë Bochum, ku Kimmich tha se mendimet e tyre tani janë tek ky takim.

“Tani të mendojmë për ndeshjen e kampionatit. Bochum është një kundërshtar jo i lehtë, ata janë rikthyer në Bundesligë dhe do të kërkojnë të tregojnë vlerat e tyre”.

“Në ‘Allianz Arena’ të gjithë kundërshtarët motivohen shumë dhe duan të befasojnë”, u shpreh gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori