LAJMI I FUNDIT:

Pas dy vitesh fillon rregullimi i ashensorit për personat me karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, kishin mbetur të bllokuar për një kohë

Pas dy vitesh fillon rregullimi i ashensorit për personat me karrocë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, kishin mbetur të bllokuar për një kohë

Pas më shumë se dy viteve që kishin problem me ashensor në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, së fundmi Ministria e Financave, Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ndërmarrë hapat e parë drejt rregullimit të ashensorit, i cili tash e një kohë të gjatë ka lënë të bllokuar personat me karrocë.

Nga Ministria e Financave, Punës dhe Mirëqenies Sociale bëjnë të ditur për Telegrafin, se tashmë ka filluar rregullimi i ashensorit, teksa thonë se për shkak të pandemisë nuk preferohet të bëhen vizita, për të parë nga afër këto punime.

“Jemi mirënjohës për interesimin e juaj lidhur me çështjen e ashensorit në SHPMPF në Prishtinë. Ashtu si jeni të informuar kompania me të cilën MFPT ka kontratë pune është duke i kryer punët. Mirëpo jemi në kohë pandemie dhe po ashtu e kemi një zhvillim edhe të shumë punëve tjera brenda shtëpisë dhe në këtë kohë nuk u kisha preferuar për vizitë, pasi duhet ta ruajmë shëndetit e rezidentëve dhe jemi duke I zbatuar rregullat dhe masat sipas IKSHPK-së. Në momente tjera do të jeni të mirëseardhur në çdo kohë”, ka thënë Mentor Morina, drejtor i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare.


Ashensori i vogël ia vështirëson jetën 70 vjeçarit me karrocë, tash e një vit mbeti brenda në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
Lexo po ashtu Ashensori i vogël ia vështirëson jetën 70 vjeçarit me karrocë, tash e një vit mbeti brenda në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

Ndërkaq, drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, Raze Aliçkaj, konfirmoi po ashtu për Telegrafin se janë duke vazhduar punimet për rregullimin e ashensorit.

Gjithashtu, Aliçkaj tha se për momentin nuk kanë asnjë person të moshuar të infektuar me coronavirus, teksa bëri të ditur se tashmë të gjithë rezidentet kanë marrë vaksinat kundër virusit.

“Punimet kanë filluar por deri tani ende nuk kanë përfunduar, kjo nuk varet prej neve. Besoj që këto ditë rregullohet. Për momentin nuk kemi të infektuar, gjendja është e mirë, të gjithë rezidentët dhe stafi janë me dy vaksina, janë vaksinuar në muajt prill, qershor, korrik, sepse kërkesat për vaksinim i kemi bërë shumë herët, kemi qenë ndër kategoritë e para që janë për vaksinim. Instituti ashtu na ka përkrahë, për momentin nuk kemi të infektuar. Për momentin kemi 58 rezidentë”, theksoi ajo.

Kujtojmë se Telegrafi kishte raportuar për problemin me ashensorë që kishin pasur personat e moshuar në këtë shtëpi, ku për shkak të ashensorit të vogël, ata nuk kanë mundur të dalin fare jashtë shtëpisë.

Telegrafi, kishte intervistuar njërin nga të moshuarit e kësaj shtëpie, Garip Sylejmani, gjatë vitit 2020, i cili kishte rrëfyer se ka mbetur i bllokuar në dhomë për më shumë së një vit dhe se asnjëherë nuk i ishte bërë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori