LAJMI I FUNDIT:

Pochettino flet për treshen e sulmit dhe paraqitjen e PSG-së në barazimin ndaj Club Brugge

Pochettino flet për treshen e sulmit dhe paraqitjen e PSG-së në barazimin ndaj Club Brugge

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino paralajmëroi se do të duhet pak kohë që treshja e sulmit të shkëlqejnë së bashku pasi zhgënjyen në barazimin 1-1 në Club Brugge në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Lionel Messi nuk arriti ta gjej golin në debutimin e tij me PSG-në në Evropë, ndërsa Neymar ishte jashtëzakonisht zhgënjyes dhe Kylian Mbappe u largua i dëmtuar nga takimi, pasi asistoi golin e vetëm të shënuar nga Ander Herrera.


Ishte hera e parë që tre lojtarët sulmues ishin së bashku në fushë dhe ata luftuan për të gjetur njëri-tjetrin dhe për të krijuar hapësirë ​​kundër një skuadre kompakte si belgë e Brugge.

PSG nuk fiton ndaj Brugge në debutimin e Messit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu PSG nuk fiton ndaj Brugge në debutimin e Messit në Ligën e Kampionëve

“Kërkon kohë që ata të shkëlqejnë së bashku. Kërkon punë. E kisha bërë të qartë se ne nuk jemi ende një ekip. Duhet të punojmë për këtë”, ka thënë fillimisht Pochettino pas ndeshjes.

Messi dhe Neymar, duke filluar nga krahët, lanë krahët e ekspozuar dhe Brugge shfrytëzoi hapësirën me një paraqitje të fortë kolektive pasi mesfusha e PSG-së ishte pothuajse inekzistente në mungesë të Marco Verrattit të dëmtuar.

Kjo bëri që Pochettino të zëvendësojë Leandro Paredes me Danilon dhe Georginio Wijnaldum me Julian Draxler, por pa asnjë efekt.

Notat e lojtarëve: Club Brugge 1-1 PSG, vlerësimi i Messit dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Club Brugge 1-1 PSG, vlerësimi i Messit dhe të tjerëve

“Ne kishim nevojë për më shumë qëndrueshmëri dhe më shumë rrjedhshmëri. Ne bëmë shumë gabime”.

“Por pavarësisht gjithë kësaj unë jam i kënaqur me lojtarët. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori