LAJMI I FUNDIT:

BE ndan 14.2 miliardë euro për Kosovën, Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

BE ndan 14.2 miliardë euro për Kosovën, Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Parlamenti Evropian ka miratuar Rregulloren për Themelimin e IPA-së III nga e cila janë ndarë 14.2 miliardë euro për të ndihmuar vendet në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.

Sipas PE-së, fondi do të përdoret për të mbështetur shtatë vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE në miratimin e reformave të kërkuara për të qenë në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE -së.


Vendet përfituese të këtij grandi janë Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

“Objektivi i përgjithshëm i IPA III është të mbështesë këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, juridike, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara për të qenë në përputhje me vlerat e Bashkimit dhe për t’u përshtatur në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE -së ( acquis ‘)”, thotë PE.

Tutje thekon se ky fond mund të ndryshohet ose pezullohet nëse nuk shtetet e përmendura me lartë nuk i përmbahen respektimit te vlerave ‘themelore’ – demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit./Telegrafi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori