LAJMI I FUNDIT:

‘Prizreni 16’ me fitore ndaj Rahovecit në javën e parë

‘Prizreni 16’ me fitore ndaj Rahovecit në javën e parë
(Foto: basketbolli.com)

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 106-96 (29:30, 31:31, 22:10, 24:25), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjera, duke e bërë sfidën interesante nga fillimi, kurse periudha e parë përfundon 29:30. Në periudhën e dytë, prizrenasit e nisën më mirë, duke pasur epërsi, por jo shumë të lartë, sidoqoftë në fundin e kësaj pjese, Vreshtarët rikthehen, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë 60-61.


Perioda e tretë ishte e barabartë deri tek rezultati 69:69, por më pas basketbollistët nga Prizreni hyjnë në një seri prej 12:0, për rezultatin 81:69, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:71. Vreshtarët u munduan në 10 minutat e fundit dhe arritën të ngushtojnë shifrat në 90:87, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Prizreni 16 fitoi me rezultat 106-96.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 31 pikë, 8 kërcime dhe 12 asistime dhe Courtney Fells me 29 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa te Rahoveci u dalluan Eric Davis me 33 pikë e tetë kërcime dhe Nick Banyard me 27 pikë dhe 11 kërcime.

XHIROJA I

E martë

Drita – Sigal Prishtina 56-124

E mërkurë

Trepça – Golden Eagle Ylli 72:69

Prizreni 16 – Rahoveci 106:96

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori