LAJMI I FUNDIT:

Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Mbi 15 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID-19 ka kaluar mbi 180 mijë, ndërsa numri i rasteve aktive është mbi 15 mijë.

Numër i lartë i vdekjeve u regjistruan edhe dje (21) të cilët ishin prej 49 deri 94 vjeç. Dje nga 5.416 testimet e kryere, 459 raste rezultuan pozitiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raste aktive më shumë ka në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë, ndërsa me më pak raste aktive janë Demir Kapia, Dojrani dhe Pehçeva.


Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi 80 përqind e pacientëve që janë infektuar me COVID-19, janë të pavaksinuar.

Gjithashtu, shumica e pacientëve që janë të hospitalizuar nuk kanë pranuar vaksinë kundër virusit./Telegrafi/