LAJMI I FUNDIT:

E mitura nga Vushtrria dërgohet në repartin e gjinekologjisë në QKUK, policia interviston një person

E mitura nga Vushtrria dërgohet në repartin e gjinekologjisë në QKUK, policia interviston një person

Një e mitur nga Vushtrria është dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili ka bërë të ditur se me të miturën është martuar një vit më parë.


“Është raportuar se viktima e mitur, femër kosovare ishte dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/