LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Kosova meritoi më shumë se një pikë ndaj Greqisë

Challandes: Kosova meritoi më shumë se një pikë ndaj Greqisë

Bernard Challandes është deklaruar për barazimin 1-1 që Kosova ia doli në sekondat e fundit të takimit ndaj Greqisë në kualifikimet për në Kupën e Botës.

Vedat Muriqi shënoi golin që vlen një pikë, me grekët që kishin shënuar në fund të pjesës së parë.

Challandes bëri të ditur se Kosova meritoi më shumë se një pikë, pasi kishin disa shanse të mira, por nuk ishin të saktë në pasimin e fundit.


Çfarë Kosove: Greqia shokohet në sekondat e fundit të takimit në "Fadil Vokrri" - Dardanët marrin një pikë
Lexo po ashtu Çfarë Kosove: Greqia shokohet në sekondat e fundit të takimit në "Fadil Vokrri" - Dardanët marrin një pikë

“Besoj se ne kemi merituar më shumë se një pikë, këtë pikët e morën në fund edhe pse humbë dy pikë”, ka thënë trajneri ynë pas ndeshjes.

“Nuk ishte lehtë të luajmë ndaj një ekipi të organizuar mbrapa. Ata luajnë shumë shpejtë me top dhe luftojnë për topin e dytë”.

“Kishim probleme në pasimin e fundit të thellë dhe situata jonë standarde e jona nuk ishte e mirë. Kemi luajtur më vertikalisht, ndoshta duhej të luanim më shumë në këtë mënyrë sot”.

“Kemi folur për ndryshimin e mentalitetit dhe duhet të punojmë më shumë. Mund të jemi të zhgënjyer me një pikë, por që kishim paraqitje të mirë”.

“Duhet të bëjmë më mirë dhe mund ta bëjmë, kemi disa lojtarë që mund ta bëjnë pasimin e fundit të mirë dhe nga gjuajtjen e lira”.

Kosova 1-1 Greqia, ndeshja në detaje
Lexo po ashtu Kosova 1-1 Greqia, ndeshja në detaje

“Kemi përzgjedhur disa sekenca nga shtator i vitit 2020 dhe çfarë duhet të bëjmë në shtatorin 2021, kemi treguar se si duhet luajtur, por kemi treguar disa aksione të mira ndaj Gjeorgjisë, mirëpo ajo ishte ndeshje tjetër”.

“Në përzgjedhjen e fundit të pasimit gabuan, por që duhet të punojmë gjithmonë, nuk mund të ankohemi”, ka shtuar më tej Challandes.

Trajneri zviceran po ashtu potencoi se ndeshja ndaj Spanjës do të jetë i vështirë, pasi do të ketë mungesa, siç është ajo e Besa Halimit që sot ishte në mesin e më të mirëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori