LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Është gjendje e jashtëzakonshme, Kurti po mban fjalime, Osmani iu tregon shteteve tjera qysh me u vaksinu

Haradinaj: Është gjendje e jashtëzakonshme, Kurti po mban fjalime, Osmani iu tregon shteteve tjera qysh me u vaksinu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka notë të dobët dhe se qytetarët nuk kanë faj për masat që janë marrë dhe gjendjen me pandeminë.

“Nuk ka qasje më të lodhët, më të coftë në menaxhim të pandemisë se qasja e Kurtit. Është gjendje e jashtëzakonshme more, 32 sot të vdekur, 36 një ditë tjetër”, tha Haradinaj në Debat Plus të RTV Dukagjinit.


Tutje, Haradinaj shton se mbi 200 njerëz kanë vdekur këto ditë, ndërsa Kurti po mban fjalime, Osmani iu tregon shteteve tjera qysh me u vaksinu.


Haradinaj ka kritikuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke përmendur deklaratën e saj të bërë për një medium të huaj.

Kupina: Presidentja Osmani nuk e fajësuar Zvicrën për mërgimtarët e infektuar, por ka apeluar për vaksinim  
Lexo po ashtu Kupina: Presidentja Osmani nuk e fajësuar Zvicrën për mërgimtarët e infektuar, por ka apeluar për vaksinim  

“Ku është Presidentja? Po u tregon shteteve tjera qysh me bo vakinimin, hajde kqyre punën tane”, u shpreh Haradinaj.

Tutje ai thotë se, “Është gjendje e jashtëzakonshme, duket me nejtë qut. Me bo konferenca, në 12 të natës e në 4 të mëngjesit. Nuk funksionin kështu. Kjo është diçka e paparë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori