LAJMI I FUNDIT:

Juventusi falënderon Ronaldon përmes një video speciale

Juventusi falënderon Ronaldon përmes një video speciale

Juventusi njoftoi para pak çastesh se Cristiano Ronaldo i është bashkuar Manchester Unitedit.

Për dallim nga Zonja e Vjetër, Djajtë e Kuq e prezantuan yllin portugez para disa ditësh, duke konfirmuar rikthimin e tij në Old Trafford.

Juventusi bëri të ditur se ata e kanë shitur pesë herë fituesin e Topit të Artë për 15 milionë euro, plus tetë milionë bonuse.


Përmes një video në rrjetet e tyre sociale, Biankonerët e falënderuar 36-vjeçarin për kontributin e dhënë.

Mbi 100 paraqitje, Ronaldo shënoi 101 gola dhe fitoi pesë trofe gjatë tre viteve të kaluara në Torino.

Ai u rikthye te Manchester United për ta ndihmuar klubin që të rikthejë trofeun e Ligës Premier që nuk e kanë fituar për gati një dekadë. /Telegrafi/